Turqia i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për të ndryshuar emrin, Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lajmin e bëri të ditur ministri i jashtëm, Mevlüt Çavu?o?lu, cili tha se ky proces është nisur për të rritur vlerën e vendit.
“Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”.

Qeveria në Ankara ka nisur tashmë fushatën e reklamimit për emrin e ri, në të cilën janë përfshirë 30 milionë njerëz. Procesi për ndryshimin e emrit jashtë Turiqsë ka nisur që vitin e shkuar. Presidenti vendit Rexhep Erdogan është shprehur se ndryshimi po bëhet për të përfaqësuar dhe shprehur kulturën dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë të mundshme.
