Amber Heard dhe Johnny Depp kanë prezantuar në gjykatë argumentet përmbyllëse dhe juria më në fund ka nisur diskutimet. Mirëpo, Heard ka marrë dhe një herë vëmendjen e të gjithëve teksa një video e saj është bërë virale në rrjet.

Në videon në fjalë aktorja shihet duke "shkruar" në një bllok shënimesh, por stilolapsi i saj nuk e prek fare fletën. Komentuesit në rrjete sociale pretendojnë se ajo është shtirur sikur po mban shënime vetëm për kamerat.

"Amber duke shkruar të gjitha gjërat që i ka bërë Johnny:
Përkthimi: Asgjë", shkruhet krahas videos që është bërë virale kudo në rrjet.
Amber writing down all the things Johnny did to her
— SAS ?????? (@Shaniente12) May 28, 2022
Translation = nothing #JohnnyDeppVsAmberHeard #JusticeForJohnny #verdictwatch #AmberHeard #jonnydepp #OpEd #DeppVsHeard #DeppVHeardTrial #DeppHeardTrial pic.twitter.com/dCfuM8LoRJ



