Nga Shqipëria / E Martë 31 Maj 2022, 18:06

'Bora Zemani duke u puthur me Gracianon', video bëri xhiron e rrjetit, reagon balerini

Graciano Tagani ka reaguar pasi në rrjet u bë virale një video ku ai shfaqej duke u puthur dhe aludohej se vajza në video ishte Bora Zemani.Pasi videoja u bë goxha virale, Graciano ka sqaruar të vërtetën.

Balerini postoi në Instastory videon e shumëpërfolur duke etiketuar Argjirën teksa videon e ka shoqëruar me mbishkrimin "Jeta time" dhe një emoji zemre.

Kështu Graciano i është përgjigjur spekulimeve duke konfirmuar se vajza në fjalë është Argjira dhe jo Bora.