Nga Shqipëria / E Martë 31 Maj 2022, 15:03

Tiranë/ Makina ‘fluturon’ në ajër, shpëtojnë mrekullisht 2 vajza (Video)

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Një automjet që ka përfunduar jashtë rruge, në rrethana ende për t’u sqaruar.

Në makinë mësohet se udhëtonin dy vajza, një prej të cilave ka mbetur e plagosur. Burime paraprake thonë për tvklan.al se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesja e mjetit. Megjithatë më shumë detaje pritet që të kemi në vijim.