Nga Shqipëria / E Martë 31 Maj 2022, 14:02

Lihet i lirë Ballist Morina

Ismail Morina është lënë i lirë nga Gjykata e Durrësit. Ai u arrestua pak ditë më parë në Morinë, ndërsa më pas u transferua në Durrës, pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.

Gjykata vendosi që muajt e burgut t’i konvertohen në shërbim prove, masë të cilën do ta kryejë edhe për 5 muaj.

Klan News