Nga Shqipëria / E Hënë 11 Dhjetor 2017, 17:05

Fejohet Elgit Doda dhe Klea Huta? Çmimi i unazës do t’ju habisë

Tashmë prej kohësh kompozitori i njohur Elgit Doda dhe prezantuesja Klea Huta e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare, dhe në këtë mënyrë ata kanë filluar së fundmi të dalin së bashku edhe në publik.

Herën e fundit që ata të dy u panë bashkë ishte natën finale të 'Kenga Magjike', ku të themi të drejtën dukeshin shumë bukur së bashku.

Ditën e sotme Klea ka publikuar një foto në 'Insta Story', ku shfaqet dora e saj dhe pikërisht në gishtin e fejesës ajo ka një unazë mjaft të çmuar.

Menjëherë kjo foto ka ngritur dyshime duke na bërë të hamendësojmë se çifti e ka çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

Duke marrë parasysh se kjo unazë kushton pothuajse 2.270 dollarë mund të themi se ka një çmim shumë të kripur për të qenë një suvenir i thjesht.