Nga Shqipëria / E Martë 31 Maj 2022, 14:02

2Po2 zbulon shifrat 'e kripura' që fitojnë artistët shqiptarë në koncerte

Së fundmi, në emisionin “Pressing” u diskutua jeta luksoze që bëjnë artistët shqiptarë dhe i ftuar ishte dhe reperi Besnik Canolli, i njohur për publikun si 2po2.

Analistët ishin të mendimit se fitimet që artistët marrin nëpër koncerte nuk janë të gjenerueshme dhe arsyeja pse kanë kaq shumë pasuri është se ata janë të lidhur me grupe kriminale dhe se në Kosovë nuk ka aq shumë pasuri. Mirëpo këtë teori këngëtari e hodhi poshtë duke u shprehur se ka artista që marrin nga 15 deri në 20 mijë euro për një koncert duke i bërë kështu që të kenë mundësinë e të pasurit një jetë luksoze.

Pjesë nga biseda:

Analisti: Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Kosovë sa të kenë atë pasuri.

Shikoni pasurinë e tyre. Shikoni udhëtimet e tyre. Janë të lidhura ngushtë me grupe kriminale. Një pjesë e këtyre shërbejnë si logjistikë e grupeve kriminale.

Ajo pasuri të cilën ata e shfaqin nuk ka gjasa të gjenerohet prej atij aktiviteti komercial. Nuk ka teori. Nuk ka gjasa.

2po2: Ndoshta profesori nuk është në dijeni për fitimet e reperëve. Disa i marrin nga 15 deri në 20 mijë euro për një koncert”.