Nga Shqipëria / E Martë 31 Maj 2022, 12:12

Krim horror në Serbi/ Gruaja vret burrin, e copëton me sharrë elektrike dhe e gatuan në tenxhere

Një krim i rëndë ka ndodhur në qytetin serb të Zrenjaninit ku një 46-vjeçare, Teresa Peric ka vrarë burrin e saj, e preu me sharrë elektrike dhe më pas e ka gatuar. Viktima ishte katër vite më i vogël se autorja, tashmë e arrestuar dhe që po mbahet pas hekurave për krimin e rëndë.

E përditshmja beogradase Blic publikoi informacione rreth krimit, duke pyetur se si një grua e imët arriti të vriste një burrë të madh dhe të fortë, ta priste dhe më pas t’i gatuante organet. Veshkat, zemra, organet gjenitale, madje edhe të gjithë këmba e viktimës.

Fqinjët thanë për mediat lokale se ishin të befasuar nga vrasja brutale, duke thënë se 46-vjeçari nuk po shfaqte asnjë problem.

Teresa Peric goditi me thikë partnerin e saj 42-vjeçar, Srdjan, në gjumë, më pas e preu me sharrë elektrike, duke i prerë këmbët, i nxori organet dhe i gatoi në një tenxhere. E gjithë skena ndodhi para syve të vajzës së autores së krimit, të cilën e kishte nga martesa e saj e parë. Vajza e vogël e Terezës i ka tregua vëllait të saj gjithçka ka përjetuar atë ditë.

Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares vlerëson se reagimi i saj i dhunshëm është ndoshta për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë, të cilët i donte shumë.