Nga Shqipëria / E Hënë 30 Maj 2022, 23:11

Habit Cubi: Olsi Bylyku është aktori më i keq, e thashë se plasa…

Aktorja e njohur e humorit Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi ishte e ftuar së fundmi në një intervistë në “Report TV”, ku u ndal të fliste edhe për kolegët e saj të emisionit “Klanifornia.”

 “Unë me të gjithë, u bëra kaq vite që punoj. Por, ndoshta me Julin sepse kemi krijuar një lloj kimie me njëri-tjetrin dhe jemi ai çifti i pandashëm. Me Julin ndoshta që jam e sigurtë që edhe mos të di asgjë hyj në skenë pa frikë. Më ndodh edhe me Albanin”, u shpreh aktorja.

Sa i përket aktorit më të keq sipas saj, Cubi tha: “Aktori më i keq për mua është Olsi Bylyku. E thashë se plasa, ta marri vesh pra Olsi. Unë jam e sinqertë…”