Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Fushë-Arrëz, ku një nënë bashkë me dy vajzat e saj humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.
News 24 raporton se ka qenë një defekt elektrik në lavatriçe që solli vdekjen fillimisht të njërës vajzë dhe më pas motrës dhe nënës së tyre, 43 vjeç, 19 dhe 16 vjeç.
Për shkak të defektit lavatriçja ka përcjellë energjinë elektrike dhe ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy vajzave dhe nënës, Prendusha dhe dy vajzat Sidorela e Emiljana Kola.
