Një ngjarje e rëndë ndodhi në fillim të këtij muaji në Korçë, ku një grua lindi fëmijën e saj në banesë dhe më pas e futi në një valixhe. Foshnja u gjet i pajetë nga bashkëshorti i gruas.
Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se foshnja i gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë. Ai ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40 vjeçare, e cila ka sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.
Burimi: Abc News
