Ditën e sotme ka marrë flakë një pallat tre katësh në Institut, Tiranë. Flakët janë shpërndarë me shpejtësi përmes çatisë së pallatit të vjetër duke përpirë të gjitha katet e saj.
“Abc News” raporton se zjarri ka qenë i papritur dhe një grua ka dalë në ballkonin e ndërtesës, në katin e tretë, duke kërkuar ndihmë. Ajo kishte në krah një fëmijë rreth 10 vjeç.
“Ndihmë, më ka marrë shtëpia flakë, kam bombolën e gazit në banesë”, mësohet se ka thirrur ajo, ndërkohë që me të parë tymin aty ishin mbledhur një numër i madh njerëzish. Ato kanë shpëtuar gruan dhe fëmijën. Ardhja e zjarrfikësve fiku flakët. Gjatë ndërhyrjes së tyre shpërtheu edhe bombola e gazit që ndodhej në shtëpinë në fjalë duke rrezikuar jetën e të pranishmëve.
Burimi: Abc News
