Nga Shqipëria / E Hënë 30 Maj 2022, 12:12

Sabiani mungoi në dasmë, Ilir Shaqiri flet për herë të parë

Një vëmendje të madhe në dasmën e Ilir Shaqirit mori mungesa e Sabianit. Ndërkohë që balerini martohej, Sabiani ndodhej në Vlorë me të birin.

Kjo nxiti aludimet se dyshja e kishin prishur raportin e ngushtë që krijuan në "Big Brother VIP". Mirëpo, i ftuar në "Wake up", Iliri ka treguar se Sabiani e ka marrë i pari ftesën për në dasmën e tij. Këngëtari ka qenë i zënë me punë dhe për këtë arsye nuk ka mundur të jetë i pranishëm.

“Kishte mungesa shumë. Kishte njerëz që kishin punë dhe nuk mund të vinin, që i mirëkuptoj. I falenderoj të gjithë ata që erdhën. Sabi e ka marrë ftesën i pari, së bashu me banorët e tjerë të shtëpisë. Ai ka pasur punë dhe e mirëkuptoj. Nëse dhe unë do të ftohem diku dhe kam punë, shpresoj të mirëkuptohem dhe unë. Kur të hahet fjala me një person, kjo ndodh edhe brenda shtëpisë edhe jashtë", është shprehur Iliri.