Nga Shqipëria / E Hënë 30 Maj 2022, 12:12

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Kuvendi mban një minutë heshtje

Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen parakohe nga jeta të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

“Të nderuar kolegë në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, ish ministrit, kolegut tonë në këtë parlament ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për largimin parakohe të tij nga jeta. I paharruar qoftë!”, tha nënkryetarja Ermonela Felaj.

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën në moshën 56-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Burimi: Abc News