Balerini Ilir Shaqiri ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në "Wake UP", ku foli për dasmën e mbajtur të Shtunën. Iliri u martua dhe një herë me bashkëshorten e tij, Emanuelën.

Balerini tregoi se Emanuela dhe vajza e tyre Emily nuk e dinin se se çfarë kishte përgatitur ai në Shqipër. Iliri shtoi se ideja e dasmës i kishte lindur gjatë një udhëtimi me Ermalin dhe Amin, teksa kjo e fundit është kujdesur për të gjitha. Dasma përrallore u organizua nga "Ami Event'.

“Gjëja fantastike është se lindi gjatë një udhëtimi me Amin dhe Ermanlin. Te hoteli kam qenë më herët dhe kisha ëndërr që t’u prezantoja Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Duke folur me Amin dhe Ermalin dhe thashë pse mos të bëhet. Ami më tha jam me ty. Kam ardhur në Shqipëri për punë. I lashë çelësat Amit dhe ajo u mor me të gjitha”, u shpreh ai.





