Deri ditën e mërkurë temperaturat në vendin tonë do të jenë 32 gradë, ndërsa vlerat minimale në zonat malore do të luhaten në 10-11 gradë celsius.
Sipas meteorologut Hakil Osmani nga Meteoalb, në pjesën më të madhe të territorit shqiptar kushtet e motit do të jenë kryesisht në dominimet e kthjellimeve. Megjithatë në orët e pasdites do të kemi kalime të pakta të vranësirave më të dukshme në zonat malore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat veriore dhe verilindore gjatë ditës së sotme dhe nesër.
Pas ditës së mërkurë do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në vendin tonë të ngjiten edhe në 37 apo 38 gradë në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.
Burimi: ABC News
