Ilir Shaqiri ka falenderuar të gjithë të ftuarit që ishin të pranishëm në dasmën që organizoi mbrëmjen e kaluar në Durrës. Ai dhe partnerja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre pas 20 vitesh bashkë në një ceremoni buzë detit.

Përmes një videoje romantike, balerini shkruan se dhurata më e bukur që mori nga ata që pranuan ftesën ishte pjesëmarrja e tyre.

“Ka momente në jetë ku dhurata më e bukur që mund të të bëhet është të jesh prezent. Do martohemi dhe 100 herë të tjera vetëm që t’ju kemi të gjithëve përsëri së bashku. Faleminderit nga zemra! Emanuela dhe Ilir”, shkruan fituesi i “Big Brother VIP”.
View this post on Instagram
