Nga Shqipëria / E Diel 29 Maj 2022, 23:11

'Turp', ç'nuk tha për këngën e Ronelës, Diana Ziu kërkon të pajtohet, këngëtarja nuk i hap telefonin

Diana Ziu komentoi pak ditë më parëperformancën e Ronela Hajatit në Eurovision dhe e cilësoi si një turp përfaqësimin e Shqipërisë ndonëse theksoi se nuk ka asgjë personale me Ronelën.

“Është një turp, Festivali i Këngës ishte i dështuar që në organizim e deri në çuarjen në Eurovizion. Ajo këngë nuk ishte për t’u çuar në Eurovizion. S’ka melodi, tonalitet, nga fillimi në fund është një ulërimë që s’thotë asgjë. Teksti është banalitet total“, tha ajo. 

E ftuar në "Expuls", Diana tha: “Ronelës i uroj shëndet, i uroj të gjithë të mirat, të bëjë një takim me të, se nuk kam asnjë gjë personale me të"

Pas kësaj deklarate, moderatori është përpjekur për ta marrë në telefon Hajatin por që kjo e fundit nuk e ka hapur.