Dua Lipa ka marrë një pushim nga turi i saj "Future Nostalgia". Pas incidentit që i ndodhi në skenë ku u rrëzua teksa performonte, këngëtarja shqiptare ka vendosur të bëjë dy ditë pushime.

Ajo ndodhet në Portofino të Italisë, ku nuk i ka shpëtuar aparatit të paparacëve.

Dua është fotografuar e veshur me pantallona të gjera rozë, xhaketë dhe rrobabanjo teksa dukej në super formë.



