Nga Shqipëria / E Diel 29 Maj 2022, 17:05

Arbri i 'Big Brother VIP' shfaqet për herë të parë me partneren, çifti kapet në momente intime

Tenisti Arbër Sulstarova, i cili ishte pjesë e “Big Brother VIP 1” ishte i ftuar mbrëmë në dasmën e fituesit Ilir Shaqiri. Arbri shoqërohej nga partnerja e tij, lidhjen me të cilën ka vendosur ta bëjë tashmë publike. 

Ka qenë Arjola Demiri ajo e cila ka ndarë me ndjekësit një video ku Arbri shfaqet teksa partnerja i dhuron një puthje në buzë.

Vetë Arbri ka postuar edhe një foto ku shfaqet me vajzën në fjalë teksa pozojnë me çiftin.

Arbëri dhe e dashura e tij po shijojnë romancën prej shumë kohësh por detaje të tjera tenisti i ka mbajtur hermetike.