Gena është një nga zërat më të bukur të muzikës live dhe padyshim kudo që ai këndon sallat janë plotë. Por ai së fundmi ka folur edhe për jetën e tij private ku ka treguar për historinë 10 vjeçare të dashurisë me Lorenen.

Ata në një intervistë ekskluzive për ‘Prive’ përveç se për marrëdhënien e tyre kanë folur edhe për ditën e parë kur janë njohur.

Bashkëshortja e tij Lorena tregoi se pasi kishte shumë vite që jetonte në Greqi, ajo ishte kthyer përkohësisht në Shqipëri për të marrë disa dokumenta. “Në një mbrëmje shokët dhe shoqet më thonë që të dilnim dhe më çojnë tek lokali ku këndonte Gena në atë kohë” ka rrëfyer ajo.

Ajo tregon se shkëndija midis tyre ka qenë që me shikimin e parë.
“Mund të them që ishte dashuri me shikim të parë, sepse e pashë dhe më pëlqeu” ka treguar Lorena.
Përveç të tjerash ata kanë treguar edhe momentet e vështira të lidhjes së tyre kur kanë qëndruar të ndarë për shkak të largësisë, madje Gena i ka dedikuar asaj edhe këngën ‘Sa lot kam derdhur për ty’.
“Ajo ka qenë vërtet periudha më e bukur dhe unë këtë këngë e kam përjetuar shumë” tregoi këngëtari.
Burimi:Prive.al

