Nga Shqipëria / E Diel 29 Maj 2022, 09:09

Lajmi i trishtë/ Shuhet ‘Tomka’, sëmundja i merr jetën aktorit të mirënjohur shqiptar

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Enea Zhegu është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Enea u bë i njohur për rolin e Tomkës në filmin “Tomka dhe shokët e tij”, prodhim i vitit 1977. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e disa prej filmave më të bukur shqiptar si “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë” e të tjerë.