
Ilir Shaqiri dhe Emanuela u martuan këtë të shtunë dhe rrjetet sociale janë "pushtuar" nga momentet magjike të dasmës. Një prej këtyre momenteve është kërcimi i Emanuelës me të bijën, Emilyn.
Dyshja kanë kërcyer dhe kanë ndezur atmosferën nën tingujt e këngës "Kuq e Zi". Videoja është publikuar nga këngëtarja Rovena Dilo, e cila ka qenë një ndër të ftuarat.
View this post on Instagram
Iliri dhe Emanuela janë martuar pas 20 vitesh. Më parë kishin bërë vetëm një ceremoni të thjeshtë martesore me 14 persona. Balerini e kishte ëndërr të bënte dasmë dhe sot kjo ëndërr iu përmbush! Për organizimin e eventit u kujdes "Ami Event" dhe rezultati ishte si në përralla.