Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Maj 2022, 23:11

Iliri martohet me Emanuelën, Sabiani habit me veprimin

Këtë të shtunë Ilir Shaqiri është martuar me Emanuelën me një dasmë përrallore të organizuar nga “Ami Event.”

Në dasmë nuk kanë munguar ish-banorët e “Big Brother VIP” si Arjola Demiri, Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni, Meridian Ramçaj, Valon Krasniqi, Arbër Sulstarova por asnjë shenjë e Sabianit.

Ndonëse mes Ilirit dhe Sabianit lindi një miqësi e ngushtë në “Big Brother VIP”, aq sa e quanin njëri-tjetrin vëllezër, këngëtari nuk ka qenë i pranishëm në ditën e madhe të Ilirit. Sabiani ndodhet në Vlorë, nga ku ka publikuar një foto me të birin. Vallë ç‘mund të ketë ndodhur mes tyre?