Pas mbarimit të ‘Kënga Magjike’ filluan edhe ankesat dhe kritikat nga ana e pjesëmarrësve , njëri prej tyre ishte edhe Kastro Zizo i cili nëpërmjet një statusi shprehej i indinjuar se si disa prej kolegëve të tij nuk e kishin votuar me shumë pikë në finale . Këtë temë e hapi edhe ditën e djeshme në emisionin ‘E diela shqiptare’.

“Më mirë 0 pikë se sa një 1” ka thënë Kastro . Në këtë moment moderator Ardit Gjebrea ka nxjerr listën e pikëve të Kastros dhe i është drejtuar këngëtarit duke i thënë se në fillim duhet të drejtojë gishtin nga vetja pasi edhe ai ka bërë të njëjtën gjë duke i dhënë shumë pak pikë Klint Collakut.


Këtu ka ndërhyrë edhe konkurrenti tjetër, Klinti, i cili ka rrëfyer se në fakt ai e dinte që Kastro nuk do i jepte pikë, edhe pse mbrapa skenës i kishte shprehur mbështetjen për këngën, prandaj edhe ai vetë nuk i ka dhënë asnjë pikë këngës së Kastros dhe Reas.

