Prej ditësh në rrjet është përfolur se Kledi Hysaj ka nisur një histori dashurie me moderatoren Evi Reçi. Kjo histori është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga vetë dyshja.
Evi ka qenë e ftuar në “Netët e Klipit Shqiptar”, ku ka rrëmbyer çmimin “Klipi më i mirë qytetar”, të cilin ia ka dhënë Kledi. Dyshja kanë bërë daljen e tyre të parë publike.
“E bukur si gjithnjë Evi, megjithëse komplimentat për Evin duhet ti bësh ti Kledi”, ka thënë moderatorja Arjola Shehu teksa çifti janë ngjitur në skenë duke u përqafuar.
