Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Maj 2022, 17:05

Rama reagon për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare. Ai ishte prej kohësh i shtruar në një spital të Gjermanisë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Rreth lajmit të hidhur kanë reaguar figura të ndryshme publike, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama. Ai ka publikuar një foto të të ndjerit në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët.

"U prehtë në paqe!
Ngushëllime familjes", ka shkruar Rama.