Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Maj 2022, 17:05

Ish-presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta, reagon mbesa e tij Beniada

Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare. Ai ishte prej kohësh i shtruar në një spital të Gjermanisë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Nishani la një dhimbje të madhe te familjarët. Mbesa e tij, Beniada ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale, ku mes të tjerash ka ngushëlluar vajzën e të ndjerit, Fionën.

“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me ty”, ka shkruar modelja.