Big Mama i ka habitur të gjithë para disa muajsh kur u shfaq me pamjen e saj të re ku kishte humbur në mënyrë drastike shumë peshë. Ajo i ishte nënshtruar një operacioni në ngushtimin e lukthit i cili rezultoi me reduktimin e ushqimit dhe si pasojë ajo ra shumë kile.

Por pamja e saj e re nuk ka habitur vetëm mediat shqiptare po ka tërhequr vëmendjen dhe të mediave Turke.

Një nga portalet kryesore të Turqisë ka shkruar një artikull ku titulli kryesorë thotë:
“Ndryshimi i pabesueshëm i artistes së famshme Big Mama”.

Big Mama ka qenë e pranishme në një konferencë për shtyp ku ka rrëfyer historinë e saj dhe ka treguar për vendimin për të humbur kilet e tepërta. Ajo madje ka pozuar edhe përkrah një kartoni ku tregohesh pamja e saj e dikurshme duke i lënë mediat turke të habitura me këtë ndryshim drastikë të sajin.
Burimi: Xing.al

