Nga Shqipëria / E Premte 27 Maj 2022, 23:11

‘Është pjesë e procesit, nuk është problem’, Olimpia flet për puthjen me Gentjan Zenelajn

Olimpia Smajlaj ishte pasditen e sotme e ftuar te “Rudina”, ku mes të tjerash foli për rolin e saj te filmi “Dashuri dhe Turbulenca”. Ajo luan rolin e Fraçeskës, një stjuardese italiane.

Në film Olimpia ka skena puthjeje me aktorin Gentjan Zenelaj, i cili luan Danielin. Ajo tregoi se vetëm fillimi ka qenë i sikletshëm dhe se kanë bërë pafund dubla.

Olimpia Smajlaj: Për sa i përket realizimit të puthjeve nuk është se ishte shumë e vështirë, mbase vetëm dubla e parë që akoma nuk ka pasur një kontakt fizik mes teje dhe personit tjetër që është pak e sikletshme, por pastaj që duhet të bësh shumë dubla sepse është pjesë e procesit, nuk është më problem.

Rudina Magjistari: Dhe sa dubla bëtë?

Olimpia Smajlaj: Aq sa donte Dionis Papadhimitri. Dublat janë pafund, ke planet përballë që janë të dyja, planet vetëm për mua, planet vetëm për Gentin, ke sa të duash.

Kujtojmë se Olimpia u bë e njohur nga publiku te emisioni "Xing me Ermalin", ku ishte pjesë e bandës muzikore si këngëtare.