Nora Istrefi është një nga këngëtaret që gjithmonë përbën interes për publikun shqiptar. Këngët e saj përher kthehen në hite dhe mund të themi që janë ndër më të klikuarat në Youtube.

Përveç jetës profesionale ajo është e përfolur edhe për jetën e saj personale dhe martesën me Robertin, nga e cila kanë edhe një vajzë të quajtur Rene.

Së fundmi një foto e postuar nga ana e këngëtares ka ngritur dyshime të shumta për një shtatzëni të mundshme nga ana e saj.
Aty ajo shfaqet me barkun e fryrë dhe të gjithë kanë filluar të hamendësojnë se këngëtarja e hitit ‘Gabime’ është në pritje të ëmbël.

Tani na ngelet të presim reagimin e Norës, nëse diçka e tillë është e vërtet apo jo.
