Nga Shqipëria / E Premte 27 Maj 2022, 21:09

Heidi Lushtaku zbulon emrin super të veçantë të të birit

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku dhe partneri i saj turk Merih Demiral u bënë prindër për herë të parë në muajin Prill. Modelja solli në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur një emër shumë të veçantë.

Heidi ka zbuluar vetëm së fundmi se e kanë quajtur vogëlushin Kaïs Ömer. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto duke fjetur pranë tij dhe ka shkruar: Duke pushuar me Kaïs Ömer.

Emri është me origjinë arabe. Kaïs do të thotë mençuri ndërsa Ömer nga arabishtja do të thotë “jetëgjatë”.