Një ngjarje e rëndë ndodhi sot te liqeni i Prushit në Tiranë ku dy të mitur, 11 dhe 13 vjeç, humbën jetën. Ato kishin dalë për t'u larë bashkë me 4 fëmijë të tjerë.
Mësohet se dy fëmijët ishin vëllezër. Bëhet me dije se familja kishte dy djem dhe një vajzë dhe ishin në gjendje jo të mirë ekonomike.
Fillimisht u gjet vetëm njëri nga trupat, por disa minuta më vonë u bë e mundur edhe gjetja e trupit tjetër.
Burimi: Abc News
