Nga Shqipëria / E Premte 27 Maj 2022, 19:07

Tragjike te liqeni i Prushit/ Një grup fëmijësh po laheshin, 4 dolën por 2 jo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme te liqeni i Prushit, ky dyshohet se janë mbytur dy të mitur. Policia ka njoftuar se fëmijët janë të moshave 11 dhe 13 vjeç.

Gazetarja Xhensila Kodra ka raportuar për Abc News se kanë qenë një grup fëmijësh duke u larë në liqen. Katër prej tyre kanë dalë dhe dy të tjerë jo. Polumbarët e RENEA-s janë nisur menjëherë në vendgjarje për të gjetur dhe nxjerrë trupat nga liqeni.