Fisnik Syla ka dhënë së fundmi një intervistë, ku mes të tjerash ka folur për ish-bashkëshorten e tij, Fjolla Morina. Ai ka thënë se nuk ka dëshirë të njihet si partneri i saj, pasi është një biznesmen i suksesshëm.

“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet Belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”, është shprehur Fisniku.

Ai ka shtuar se nuk ruan më asnjë raport ose kontakt me Fjollën. Kujtojmë se dyshja i dhanë fund martesës para pak muajsh.




