Nga Shqipëria / E Premte 27 Maj 2022, 14:02

Stresi thotë se është i lidhur me shumë femra kështu që mos e pyesni më

Mjaftoi një video e postuar në Instastory dhe të gjithë portalet nisën të shkruanin se Stresi është në një lidhje të re dashurie. Në video Stresi shfaqej në makinë me një vajzë, të cilës shumë shpejt iu zbulua identiteti.

Bëhej fjalë për një vajzë me emrin Megi që Stresi e ka marrë protagoniste në klipin e tij.

Por me postimin e rradhës reperi i ka hedhur poshtë lajmet se ka nisur një lidhje duke u shprehur se ai është i lidhur me shumë femra e madje i çon të fala ishave.

“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetën personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ve të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo”, shprehet Stresi.