
Më në fund surpriza e madhe që Ardit Gjebrea dhe vajza e tij Anna kishin paralajmëruar prej ditësh që do të sillnin, u prezantua para pak minutash para të gjithëve.
Një duet midis këngëtarit dhe vajzës së tij ishte pikërisht ajo që duhej që moderatori i njohur ti rikthehej përsëri muzikës.
Siç u shpreh edhe ai motivi kryesor ishte përveç kërkesave të shumta të publikut edhe vajza e tij e vogël, dhe pikërisht këtë këngë ai ja ka dedikuar asaj.
Kënga titullohesh ‘Për ty’ dhe fliste për marrëdhënien e veçantë midis Arditit dhe Annës, performanca ka qenë tepër emocionuese dhe sigurisht publiku e ka pritur mjaft mirë.