Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Maj 2022, 15:03

‘E dashuruar me ty, por…’, komenti i partneres së ish-burrit të Rudina Dembacajt i tha të gjitha

Pas ndarjes nga Rudina Dembacaj, ish partneri i saj Aleksandër Varfaj po shijon prej kohësh romancën me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën e cila quhet Marisa Preza.

Tashmë lidhja e tyre është konsoliduar dhe Marisa ka një raport shumë të mirë edhe me vajzën e Aleksandrit dhe Rudinës.

Së fundmi Aleksi ka publikuar një foto të vajzës dhe komenti i partneres së tij i tha të gjitha.

“E dashuruar me ty si babi dhe e dashuruar akoma më shumë me vajzën që ti ke rritur…”, i shkruan Marisa.