Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Maj 2022, 15:03

Tifozët e Romës festojnë si të çmendur duke fluturuar drejt Tiranës

Numri i avionëve të ulur në Rinas ditën e sotme është si kurrë më parë. Pak orë larg finales së madhe, tifozët italianë vazhdojnë të zbarkojnë, mediat italiane kanë publikuar pamje se si ata festojnë gjatë fluturimit për në Tiranë.

“Deliri i tifozëve gjatë fluturimi për në Tiranë”, shkruan prestigjozja italiane Corriere dello Sport.  Nga pamjet publikuara shihet tifozët që godasin tavanin e avionit dhe këndojnë  këngët e tyre.