Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Maj 2022, 14:02

Përplasja e tifozëve/ Mediat holandeze: Shqetësuan Princ Lekën

Tifozët e futbollit u përplasën me policinë një natë përpara finales së Konferencës së Ligës mes Feyenoord dhe AS Roma. Autoritetet shqiptare raportojnë se 60 tifozë janë arrestuar të martën, mes tyre 12 holandezë. Pjesa tjetër ishin italianë. Dhjetë oficerë u plagosën dhe një makinë policie u dëmtua.

Mediat holandeze e kanë pasqyruar situatën nëpërmjet artikujve ku kanë shkruar se sjellja e tifozëve ka shqetësuar dhe Princ Lekën.

"Princi i Kurorës së Shqipërisë njoftoi të martën në mbrëmje në Twitter se tifozët e Feyenoord po shkaktonin kaos në Tiranë. Leka II shprehu shqetësimet e tij në një postim në Twitter se çfarë do të ndodhë pas Roterdamit kundër Romës të mërkurën.

Në një shpjegim, Leka informoi ANP-në se kombinimi i birrës dhe presionit të bashkëmoshatarëve ndikoi te mbështetësit e rinj. “Shumica prej tyre ndoshta thjesht po kalojnë mirë, por policët shqiptarë janë dërguar në spital”, tha ai. “Kjo është e re për Shqipërinë. Kemi vetëm turma të zhurmshme në demonstratat politike. Futbolli është normalisht një çështje familjare këtu.”