Para pak minutash ka startuar edhe finalja e madhe e Kënga Magjike ku menjëherë fillojë edhe shpërndarja e çmimeve për artistët fitues. Në momentin e dhënies së çmimit të ‘Televizionit Klan’, çmim të cilin e kanë prezantuar dy aktorët Bes Kallaku dhe Erion Isai, Ardit Gjebrea ka bërë një ftesë për dy aktorët.

Kur tre prezantuesit përshëndetën drejtorin e televizionit Klan, Aleksandër Frangaj, Arditi, është shprehur se pse mos të bëhen pjesë e familjes së madhe 'Klan' edhe dy aktorët e humorit.
Propozim të cilin dy aktorët e kanë pritur mirë duke u shprehur se: “Pse jo mbase, se dimë “ kanë thënë ata të dy.

Siç është bërë e ditur prej kohësh Besi dhe Erioni së shpejti do të vinë me emisionin e tyre por televizioni ende nuk është bërë i ditur, mbase ata vërtet do të jenë pjesë e Tv Klan, por na mbetet për të parë nëse dy aktorët do e pranojnë ftesën.

