Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Maj 2022, 14:02

Ndërkohë që Kourtney Kardashian po martohej, Scott Disick po festonte në një klub striptizmi

Ndërkohë që ish partnerja e tij Kourtney Kardashian po martohej me Travis Barker në Itali, Scott Disick e kaloi natën në një klub striptizmi në New York.

38-vjeçari u fotografua në Sapphire strip club në orët e para të mëngjesit të së hënës, raporton TMZ . Disick thuhet se u shfaq në klub në orën 2:30 të mëngjesit me një grup, i cili përfshinte meshkuj dhe femra. Ai qëndroi për një orë, duke biseduar veçanërisht me një grua, përpara se të dilte jashtë.

Ndërkohë tre fëmijët e tij me Kardashian, Mason, Penelope dhe Reign, po festonin dasmën e nënës së tyre 43-vjeçare me Travis Barker në Portofino, Itali.