Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Maj 2022, 09:09

Rikthehet Kejvina, ja ku do ta shohim

Kejvina Kthella prej kohësh i është larguar ekranit. Ndonëse nuk e kemi parë shpesh në emisione e intervista, fotot në rrjete sociale nuk mungojnë.

Por së fundmi modelja do rikthehet dhe do ta shohim në videoklipin e ri të Bardhit dhe Majkut.

Ata kanë zbuluar nga InstaStory-t që Kejvina do jetë pjesë e klipit.

Edhe vetë modelja ka postuar disa foto e veshur me të brendshme të bardha teksa xhiron klipin në një shtrat me lule.

"Pak dashni ama ama", shkruan Kejvina krah fotove ndërsa Majk i komenton: "Ooo yess".