Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Dhjetor 2017, 20:08

Çiljeta Xhilaga jashtë finales së ‘Kënga Magjike 2017

Çiljeta Xhilaga ju rikthye muzikës me anë të pjesëmarrjes saj në ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Hajmali’ e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Por edhe pse Çiljeta pritesh që të ishte pjesë e finales së madhe të spektaklit kolegët e saj në fakt nuk e votuan këngën e saj duke e lënë këngëtaren jashtë kësaj nate.

Është hera e parë që Çiljeta ngelet jashtë finales pasi kujtojmë që vitet e tjera që ajo ka marrë pjesë është vlerësuar me çmime.