Nga Shqipëria / E Martë 24 Maj 2022, 23:11

Kaos në Tiranë/ Tifozët përplasen ashpër me policinë, terrorizohen qytetarët

Një situatë kaotike është krijuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, rreth 24 orë para ndeshjes së madhe. Tifozët holandezë dhe italianë janë përplasur ashpër me policinë, duke përdorur dhe shkopinj e gurë.

Të plagosur kanë mbetur 6 efektivë, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërkohë që janë shoqëruar 13 tifozë. Rrugët e Tiranës janë kthyer si fushëbetejë.

Nën efektin e alkoolit, tifozët po terrorizojnë qytetarët dhe po bëjnë vepra vandale, duke goditur objekte, madje duke dhunuar dhe makinat e policisë.

Burimi: Abc News