Nga Shqipëria / E Martë 24 Maj 2022, 20:08

‘Dy gisht mjaltë 2’ po vjen dhe Elvana Gjata ka diçka për të thënë

Ermal Mamaqi ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. Gjatë “intervistës” me fëmijët ai zbuloi se kur do të publikohet pjesa e dytë e filmit “Dy gisht mjaltë”.

 

Pasi producenti bëri të ditur lajmin, Elvana ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar momentin e intervistës së Ermalit, krahas së cilës ka shkruar: Ermal Mamaqi më ëmbëlësove ditën, të dua! Mezi po pres, kaq po të them! Dy gisht mjaltë 2!