Nga Shqipëria / E Martë 24 Maj 2022, 19:07

Ministrja Kushi prezanton Drejtoreshën e re të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi ka bërë sot publik emrin fitues për drejtues të Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla.

“Prezantuam sot në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar znj. Rezarta Alla, e cila siç ka drejtuar prej disa vitesh me profesionalizëm dhe integritet Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, jam besimplotë që do të sjellë frymë dhe energji të reja për të vijuar me sukses zbatimin e politikave tona në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar”, ka njoftuar Kushi.