Nga Shqipëria / E Martë 24 Maj 2022, 17:05

Dy raundet e para dështuan, ja kur do të mbahet raundi i tretë për Presidentin

Dy raundet e para për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shtetit kanë dështuar. Taulant Balla ka propozuar që raundi i tretë të mbahet me 30 Maj.

Ky propozim është pranuar nga kryetarja e konferencës, Lindita Nikolla. Dy raundet e para në Kuvend nuk u paraqit asnjë emër nga palët politike, ndërsa marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës u prish.