Ky vit në ‘Kënga Magjike’ ka qenë i veçantë jo vetëm për numri i artistëve të talentuar që kanë marrë pjesë por edhe nga pjesëmarrja e dy aktorëve të humorit Erion Isai dhe Bes Kallaku, të cilët dy netët gjysmë finale i kanë bërë edhe më të bukura me humorin e tyre.

Aktori Erion Isai ka qenë prezent ditën e sotme në emisionin ‘Thumb’ ku i janë bërë disa pyetje në lidhje me spektaklin, një ndër tyre ka qenë edhe sa është shuma e pagesës që ai merr si prezantues apo nëse paguhet njësojë si moderatorët e tjerë.

“Nuk e dimë se sa paguhet njëri ose tjetri, por paguhemi shuuuuumm mirë” është shprehur ai.

Ndërkohë pas pak minutash fillon edhe finalja e madhe ku publiku mezi po pret shpalljen e fituesit dhe sigurisht skenat e humorit të krijuara nga dy aktorët e talentuar Besi dhe Erioni.
