Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për modelen e njohur Dorina Gegiçi dhe menaxherin Denis Avdiu. Dorina dhe Denis Avdiu e kanë pranuar lidhjen e tyre duke treguar se janë bashkë.
Ata kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen për ditëlindjen e Dorinës. Denisi publikoi një foto me modelen duke shkruar: "Urime ditëlindjen".
"Të dua", shkruan Dorina krah fotos.
Denis Avdiu është menaxher i këngëtarit Butrint Imeri, por njëherësh edhe themelues i kompanisë muzikore dixhitale AVD Digital.
